Sport

Derbi i Londrës, në hije të konfliktit të trajnerëve

Derbi i Londrës, ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit është mbyllur me rezultat të barabartë 2:2.

Kjo ndeshje i takoi javës së dytë të Premier Leagues dhe u zhvillua të dielën në “Stemford Bridge”.

Barazimi megjithatë mbeti në hije të konfliktit të trajnerëve, Thomas Tuchel të Chelseat dhe Antonio Contes të Tottenhamit.

Ata patën fërkime gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit të saj.

Kur përfundoi ndeshja, Tuchel dhe Conte nuk ia lëshonin dorën njëri-tjetrit dhe u desh edhe ndërhyrja e lojtarëve dhe stafeve të klubeve për të qetësuar situatën.

Konflikti fizik ishte fare pranë.

Image

Chelsea ishte afër të merrte fitoren. Kishte dy herë epërsinë, por në kohën shtesë (90+6’), Harry Kane barazoi rezultatin në 2:2.

Golat për Chelsean i shënuan Kalidou Koulibaly (19’) për të cilin ishte goli i parë dhe Reece James (77’).

Ndërkaq për Tottenhamin përveç Kanet, shënoi edhe Pierre-Emile Hojbjerg (68).

Te Chelsea në minutën e 90-të u inkuadrua në lojë Armando Broja.

https://clip.dubz.co/v/2s0kh9?fbclid=IwAR3urC4-1kzcxN7kk1lP-Fm3GHXs8unJqt3B8Aq2k2-KYYDZr3sfv8uedQM