Sport

Llapi në epërsi ndaj Drenicës

Llapi ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Drenicës. Ishte autogoli i portieri Arlis Shala që i dha epërsinë llapjanëve në minutën e 34-t.

Së pari gjuajti Kushtrim Shabani që qëlloi shtyllën e më pas topin goditi portierin Shala dhe përfundoi në portë.

Kjo është ndeshje e vlefshme për xhiron e parë të Superligës.

Dueli po luhet në Klinë, për shkak se në stadiumin e Drenicës është duke u vendosur sistemi i ujitjes.