Leicester City ka refuzuar dy oferta të Chelseat për Wesley Fofanan.
E para ishte 60 milionë euro, ndërsa e dyta 71 milionë euro.
Tani skuadra e Chelseat është e gatshme t’i shpenzojë 95 milionë euro për francezin 21-vjeçar.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi anglez “The Telegraph”.
Fofana do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Rekordin e mban aktualisht Harry Maguire, që në vitin 2019 u shit për 87 milionë euro nga Leicester City te Manchester Unitedi.
Fofana u transferua te “dhelprat” nga Saint-Etienne në vitin 2020 për 35 milionë euro dhe është kthyer në mbrojtësin kryesor te ky ekip.
Në sezonin e kaluar zhvilloi 12 ndeshje dhe pati një gol të shënuar.