Barcelona ka arritur t’i regjistrojë Robert Lewandowskin, Franck Kessien, Raphinhan dhe Andreas Christensenin para ndeshjes së parë të edicionit të ri në La Ligën spanjolle.
Transferimet me emër do të mund të luajnë në ndeshjen e parë.
Lajmi është bërë i ditur nga portali “goal.com”.
Barça kishte edhe pak kohë për t’i regjistruar futbollistët e rinj të transferuar në skuadër për duelin e vikendit.
Takimi mes Barcelonës dhe Rayo Vallecanos luhet të shtunën në orën 21:00.
Ndërkohë, Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele, pritet të regjistrohen së shpejti. Të dyve u skadoi kontrata, por ata vendosën të vazhdojnë edhe më tutje me ekipin.
Jules Kounde, i cili iu bashkua klubit nga Katalunja nga Sevilla për 50 milionë euro, është i vetmi që nuk është regjistruar nga klubi, por një gjë e tillë mund të bëhet në javën tjetër.