Manchester City e ka gjetur një mbrojtës të krahut të majtë për të cilin ishte në kërkim.
Pep Guardiola e ka bërë lajmin e ditur të premten në konferencën për shtyp.
24-vjeçari spanjoll, Sergio Gomez, pritet të zyrtarizohet nga klubi, pasi do të transferohet nga Anderlechti.
“Ai do të jetë pjesë e ekipit tonë”, ka thënë Guardiola.
Gomezi u transferua te Anderlechti nga Borussia Dortmundi para dy vjetësh për 2.2 milionë euro.
Ai impresionoi duke luajtur në 50 ndeshje. Realizoi 7 gola e 15 asistime në 49 ndeshje të luajtura.