Sport

Gol spektakolar i shënuar nga Faraj kundër Partizanit

Imad Faraj

Futbollisti francez Imad Faraj ka realizuar një gol spektakolar, ndërsa AEK Larnaca e ka eliminuar Partizanin në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Faraj realizoi golin e dytë për Larnacan në minutën e 56-të, duke kaluar katër lojtarë kundërshtarë, para se të shënonte me të majtën.

Ndeshja e zhvilluar në Beograd përfundoi 2:2, ndërsa Larnaca kaloi tutje pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 2:1.

Ricardo Gomes realizoi dy gola për Partizanin në ndeshjen e kthimit, ndërsa për Larnacan shënuan Adam Gyurcso dhe Imad Faraj.