Sport

Monaco zyrtarizon mbrojtësin Sarr

Skuadra nga Ligue 1, Monaco ka njoftuar të mërkurën se ka transferuar mbrojtësin Malang Sarr.

Në njoftimin e Monacos, bëhet e ditur se Sarr është huazuar nga Chelsea për një vit, por që ekipi francez ka opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit 2022/23.

Sarr është përforcimi i katërt i Monacos këtë verë.

Ai në vitin 2020 iu bashkua Chelseat nga Nice, ndërsa dy sezonet e fundit ka luajtur i huazuar te Porto.

Sarr ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.