Reprezentuesi i Belgjikës, Amadou Onana është transferuar te skuadra e Evertonit në Premier League. Evertoni e ka prezantuar të martën Onanan, të cilin e ka transferuar nga Lille.
Mesfushori 20-vjeçar me Evertonin ka firmosur kontratë pesëvjeçare dhe bëhet transferimi i pestë i ekipit anglez në këtë afat kalimtar.
Onana vitin e shkuar iu pat bashkuar Lillet në Francë nga skuadra e Hamburgut për shtatë milionë euro.