Sport

Evertoni huazon Coadyn

Conor Coady

Evertoni ka huazuar qendërmbrojtësin e Anglisë, Conor Coady nga Wolverhamptoni.

Evertoni ishte në kërkim të një përforcimi në mbrojtje, pas lëndimeve të Ben Godfreyt e Yerry Minas.

“Me të dëgjuar interesimi kam dashur me çdo kusht t’i bashkohem. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Coady për faqen zyrtare të Evertonit.

29-vjeçari te Evertoni do ta mbajë fanellën me numër 30.