Sport

Elche me ofertë zyrtare për Bardhin

Skuadra e La Ligas së Spanjës, Elche i ka bërë ofertë zyrtare Levantes për Enis Bardhin, raportojnë mediumet në Spanjë.

Bardhi ka refuzuar disa oferta, pasi dëshiron të mbetet në Spanjë, ku është që pesë vjet.

Është raportuar më herët se Bardhi ka refuzuar Olympiacosin, DC Unitedin, Brentfordin dhe Torinon.