Bersant Celina ka debutuar me humbje të thellë te Kasimpasha në Superligën e Turqisë. Kasimpasha humbi në udhëtim nga Bashakshehiri me rezultatin 4:0. Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma i takoi xhiros së parë të Superligës turke.
Celina në fushë u inkuadrua në minutën e 52-të, por nuk arriti të lërë gjurmë te klubi i ri turk. Celina ditë më parë iu bashkua skuadrës turke në formë huazimi për një vit nga klubi francez, Dijon.
Te Kasimpasha gjatë gjithë ndeshjes luajti mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj.