Sport

Damsgaardi arrin marrëveshje me Brendfordin

Mekkel Damsgaard karrierën do ta vazhdojë në Angli të Brendfordi.

“Fabrizio Romano” raporton të shtunën se marrëveshja është arritur dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi.

Lojtari do të jetë në Angli javën e ardhshme për t’i kryer testet mjekësore dhe për të firmosur me klubin e Premier Leagues.

Damsgaardi do t’i kushtojë Brendfordit 15 milionë euro.

22-vjeçari që luan si mesfushor, ishte pjesë e Sampdorias në Itali që nga viti 2022.

Ai është edhe pjesë e Danimarkës.