Sport

Roma zyrtarizon angazhimin e Wijnaldumit

Descriptive Text

Roma ka zyrtarizuar të premten mbrëma angazhimin e mesfushorit holandez, Georginio Wijnaldum. 31-vjeçari është huazuar te Roma nga Paris Saint-Germaini. Marrëveshja parasheh opsionin për transferim të plotë të lojtarit në fund të edicionit 2022/2023.

“Është vërtetë entuziazmuese të jesh lojtar i Romës”, ka thënë Wijnaldum. “Me të gjithë njerëzit që kam folur më kanë dhënë ndjenja të shkëlqyera për klubin dhe tifozët. Klubi ka dëshmuar se sa shumë më dëshiron me përpjekjet që kanë bërë të mundur arritjen e marrëveshjes”. Wijnaldum është kapiten aktual i Holandës.

Ai ka luajtur për Feyenoordin, PSV-në, Newcastlen dhe Liverpoolin para se të kalonte një edicion te Parisi. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen, Ligue 1 dhe kupat nacionale në Angli dhe Holandë.