Sport

Basketboll, Kosova U18 vazhdon me humbje

 

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll ka regjistruar edhe humbjen e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Rumani.

Pas pesë humbjeve në Grupin B, në të cilin përfundoi e fundit, Kosova të premten u mposht edhe në ndeshjen për plasman (17-22) nga Irlanda me rezultatin 73:72.