Chelsea ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të Interit, Denzel Dumfries.
“Corriere dello Sport”, shkruan të mërkurën se klubi nga Londra nuk është i gatshëm të paguajë shumën që ka kërkuar Interi.
Klubi italian për të lënë të lirë holandezin ka kërkuar 50 milionë euro.
Chelsea tani po shikon opsione të tjera.
26-vjeçari ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2025.
Tek ekipi italian u transferua nga PSV-ja në gusht të vitit 2021 për rreth 14 milionë euro.