Sport

Xavi flet për situatën e De Jongut

 

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka këmbëngulur se nuk e ka idenë se çfarë do të sjellë e ardhmja për Frenkie de Jongun, i cili vazhdon të kërkohet nga Manchester Unitedi e Chelsea.

“Nuk e di nëse De Jong do të qëndrojë këtu. Ka ende kohë dhe shumë gjëra mund të ndodhin ende. Për momentin ai është pjesë e ekipit, si gjithë të tjerët”, deklaroi Xavi.