Sport

Pavard në Premier League

Bayern Muencheni thuhet se është gati ta shesë Benjamin Pavardin pas transferimit të Matthijs de Ligtit nga Juventusi.

Sipas “Bild”, drejtuesit e klubit gjerman janë të hapur t’i nisin negociatat me skuadrat e interesuara për qendërmbrojtësin.

Në garë për shërbimet e francezit janë Manchester Unitedi dhe Chelsea. Të dyja ekipet pritet t’i nisin negociatat me bavarezët për mbrojtësin francez.

Bayerni për ta liruar lojtarin po kërkon të paktën 40 milionë euro dëmshpërblim.