Sport

Edhe Tirana përfundon aventurën në Evropë

Skuadra e Tiranës është eliminuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Tirana humbi ndeshjen kthyese nga Zrinjski me rezultatin 3:2.

Vendësit shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Në minutën e 25-të shënuan për epërsi, ndërsa të dytin në minutën e 36-të.

Tirana ngushtoi shifrat në minutën e 51-të, por ishte ekip nga Bosnjë e Hercegovina që ngriti epërsinë në 3:1 në minutën e 80-të. Katër minuta më vonë, Tirana ngushtoi epërsinë në 3:2, rezultat me të cilin edhe u mbyll takimi e po ashtu edhe aventura e Tiranës në Evropë.