Kapiteni i Antwerpit, Toby Alederweireld, ka deklaruar se ndaj Dritës duhet të luajnë me kujdes dhe të shënojnë fitore për të kaluar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Frika e mbrojtësi që u transferua te Antwerpi këtë verë, janëe kundërsulmet e Dritës.
“Duhet të tregojmë cilësi, të shënojmë gola, t’i kushtojmë vëmendje kundërsulmeve dhe të kalojmë në raundin tjetër. U paraqitëm mirë në ndeshjen ndaj Mechelenit në kampionat, por ne mund të kemi paraqitje shumë më të mira”, tha Alderweireld, përcjellë faqja e klubit holandez.
Ndeshja e parë mes Antwerpit dhe Dritës është mbyllur 0:0. Dueli i kthimit zhvillohet të enjten prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.