Sport

Dybala prezantohet te Roma, thotë se Juventusi nuk ia vazhdoi kontratën

Paulo Dybala është prezantuar të martën si lojtar i Romës. Në konferencën për shtyp, Dybala tha se Juventusi nuk ia vazhdoi kontratën dhe për këtë arsye u largua nga Torino si lojtar i lirë.

Ai u largua pas shtatë sezoneve te Juventusi dhe firmosi me Romën deri në vitin 2025.

“Kisha marrëveshje me Juventusin për të firmosur në tetor të vitit të shkuar, më pas klubi kërkoi që të prisnim edhe pak. Në mars e mora lajmin nga klubi se nuk isha pjesë e projektit dhe kështu ndamë rrugët. Nuk ishte një çështje financiare”, ka thënë Dybala, duke shtuar se nëse shënon kundër Juventusit nuk do të festojë.

Ai pranoi se ishte pranë transferimit te Interit, por pastaj erdhi oferta e Romës dhe telefonata e trajnerit Jose Mourinho që ndryshoi gjithçka.

“Jam i lumtur që jam pjesë e Romës dhe do të jap gjithçka nga vetja për të fituar së bashku. Mourinho ka besim të madh në mua dhe këtë do të përpiqem t’ia shpaguajë”.