Pas Manchester Unitedit edhe Chelsea është futur në garë për mbrojtësin e krahut, Denzel Dumfries, ka njoftuar “Calciomercato”.
Te Chelsea po kërkojnë mbrojtës për sezonin e ri dhe holandezi po shihet si përforcim i duhur për trajnerin Thomas Tuchel. Te Interi llogaritin në shërbimet e 26-vjeçarit për sezonin e ri, por nëse marrin një ofertë të majme janë të gatshëm ta shqyrtojnë.
Për transferimin e reprezentuesit të Holandës, Chelsea është gati të ofrojë 40 milionë euro. Dumfries iu bashkua Interit vitin e shkuar dhe në sezonin e tij të parë në Serie A shënoi pesë gola e bëri po aq asistime.
Ai ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.