Juan Mata mund të mbesë në Premier League. Sipas “AS” mesfushori spanjoll është në bisedime të avancuara me Leeds Unitedin.
Mata është futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.
Skuadra e Leedsit thuhet se i ka propozuar një ofertë të majme lojtarit që të mbetet në Premier League.
34-vjeçari po kërkohet edhe nga skuadra të njohura në La Liga.