Sport

Candreva thotë se s’ka marrë ofertë nga Chelsea

Anësori i Interit, Antonio Candreva, ka thënë se “është mirë” që po spekulohet për në kalim te Chelsea, por ka mohua se ka marrë oferta nga klubi anglez.

Sipas raportimeve, kampioni anglez ka ofruar 23 milionë funte për Candrevan, megjithatë vet futbollisti që iu bashkua Interit nga Lazio sezonin e shkuar thotë se nuk po kërkon transferim tjetër dhe se është i lumtur në Milano.

“Jam krenar që po e vesh këtë fanellë. Jam blerë këtu për një projekt të rëndësishëm dhe jam i lumtur që jam këtu. Kjo fanellë ka histori të rëndësishme të cilën e kujtoj sa herë e veshi. Raportimet për Chelsean janë të mira, por nuk ka asgjë deri tash. Klubi do të kujdeset për çdo ofertë që vjen”, ka thënë 30-vjeçari në një konferencë për media.