Gjilani ndalet në raundin e parë, mposhtet 3:1 nga Liepaja

Gjilani ndalet në raundin e parë, mposhtet 3:1 nga Liepaja
Gjilani nuk ka mundur të avancoi përtej raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në raundin e parë, Gjilanin e ka ndalur Liepaja e Letonisë.
Të enjten pasdite në ndeshjen në shtëpi, Liepaja shënoi fitore me shifrat 3:1. Gjilani kishte fituar 1:0 para një jave në Prishtinë.
Me rezultat të përgjithshëm prej 3:2, Liepaja avancon në raundin e dytë kualifikues.
Ndeshja në Letoni është vendosur në pjesën e dytë, kur u shënuan të gjithë katër golat. Vendasit shënuan për 1:0 në minutën e 49-të.
Arturs Karashausks realizoi për 1:0. Vetëm dy minuta më vonë Gjilani barazoi shifrat. Ishte Blerim Krasniqi që shënoi për 1:1 në minutën e 51-të.
Por Liepaja shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fund për fitoren 3:1. Për 2:1 shënoi rezervisti tjetër, Nemanja Belakoviq, në minutën e 64-t.
Penallti tjetër vendasit fituan në minutat e fundit të takimit. Dodo ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 88-të për rezultatin e mjaftueshëm për të avancuar tutje. Gjilani për herë të dytë garoi në gara kontinentale.
Në edicionin 2020/2021 e kishte kaluar një kundërshtar në Ligën e Evropës.
Tani është ndalur nga kundërshtari i parë në Ligën e Konferencës, nivelin e tretë evropian.
Liepaja kalon në epërsi prej 3:1
Liepaja është pranë kalimit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Liepaja po udhëheq 3:1 ndaj Gjilanit, në ndeshje e kthimit që po luhet në Letoni.
Ishte Dodo që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 88-të për 3:1.
Penalltinë për ndërhyrje të palejuar në zonë e shkaktoi Besar Musolli.
Liepaja kalon në epërsi ndaj Gjilanit
Liepaja ka shënuar golin e dytë ndaj Gjilanit dhe po udhëheq 2:1.
Golin e dytë për vendasit e shënoi Nemanja Belakoviq në minutën e 64-t.
Ai realizoi pas një topi të kthyer, ku fillimisht u qëllua shtylla.
Dy gola të shpejt në ndeshjen Liepaja -Gjilani
Liepaja dhe Gjilani e kanë nisur furishëm pjesën e dytë.
Brenda gjashtë minutash janë realizuar dy gola, nga një për secilën skuadër.
Ekipi nga Letonia ka kaluar në epërsi në minutën e 49-të.
Realizues i golit për Liepajan është Arturs Karasauskas nga penalltia.
Penalltinë e shkaktoi Blerim Krasniqi në sulmuesin Dodo.
I shpejt ka qenë reagimi i Gjilanit që ka barazuar shifrat me Blerim Krasniqi.
Sulmuesi i ekipit kosovar shënoi nga afërsia në minutën e 51-të.
Liepaja – Gjilani, pjesa e parë mbyllet baras
Liepaja dhe Gjilani po e zhvillojnë ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pjesa e parë e duelit që po luhet në stadiumin “Daugavas” në Liepaja të Letonisë, është mbyllur 0:0.
Asnjëra skuadër nuk ka arritur të krijojë shumë raste të pastra në 45 minutat e parë.
Gjilani mundësinë më të mirë e kishte me Blerim Krasniqin, por gjuaja e tij shkoi jashtë. Gjilanasit nuk goditen asnjëherë brenda kornizës, kurse vendasit patën dy gjuajtje, por portieri Enea Koliçi ishte në vend.
Në përgjithësi, pjesa e parë është karakterizuar me shumë ndërprerje si pasojë e ndërhyrjeve të palejuara, sidomos të vendasve.
Katër lojtarë të Liepajas u ndëshkuan me karton te verdhë, kurse vetëm Aziz Keita te Gjilani.
Ndeshjen e parë Gjilani e ka fituar në Prishtinë 1:0 dhe me çdo fitore ose barazim sot, kalon tutje.
Skuadra që e siguron kalimin në raundin e dytë, do të përballet me Young Boys të Zvicrës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Peja është gati për Champions

Haradini: Prishtina do të jetë klubi më i madh në Ballkan

Atletico fiton derbin e Madridit

Torino ndal Romën në barazim

PSG-ja fiton thellë derbin ndaj Marsiellet

Për xhudon tri medalje ballkanike, për karatenë dy

Sahiti shpërblen besimin e trajnerit: Tifozë si të Hajdukut nuk ka askush në Evropë

Nora vlerëson medaljen e artë, por e di se mund të përmirësohet ende

Newcastle me fitore të thellë ndaj Sheffield Unitedit

Hendboll, fitore për Kastriotin e Rahovecin

Bashkimi “shokon” Yllin në Suharekë
