Vazhdimisht është raportuar se Anthony Martial do të largohet përfundimisht nga Manchester Unitedi këtë verë. Megjithatë një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë.
Sipas “TalkSport”, Unitedi po planifikon ta mbajë sulmuesin e krahut edhe për sezonin 2022/2023.
Francezi do ta ketë edhe një shans nga trajneri i ri i skuadrës anglez, Erik ten Hag.
Sulmuesi francez ka qenë i huazuar te Sevilla në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.
Martiali shënoi një gol në fitoren e Manchester Unitedit kundër Liverpoolit 4:0 në miqësoren e luajtur në Bangkok.
Performancën e Martialit e pa nga afër trajneri Ten Hag i cili si duket është ndarë shumë i kënaqur me 26-vjeçarin.
Mertiali ka kontratë më klubin anglez deri në vitin 2024.