Gjilani ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen kthyese kundër Liepajas që do të zhvillohet në Letoni, në kuadër të rundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja do të fillojë nga ora 16:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Gjilanit, Zekirja Ramadani, nuk ka bërë asnjë ndryshim në 11-shen e parë nga fitorja 1:0 e javës së kaluar në “Fadil Vokrri” dhe do të startojë me modulin 4-2-3-1.
Në portë është Enea Koliqi, kurse mbrojtje përbëhet nga Fabjan Beqja në të djathtë, Yll Hoxha në të majtë, Arbër Prekazi e Besart Krivanjeva në qendër.
Dyshja defanzive e mesfushës do të jetë golashënuesi i ndeshjes së kaluar, Albert Dabiqaj, dhe Keita Aziz.
Elton Cale, Baton Zabërgja e Shend Kelmendi do ta ndihmojnë sulmuesin e vetëm Blerim Krasniqin.
