Sport

Zyrtare, Chelsea firmos me Sterlingun

Descriptive Text

Chelsea ka konfirmuar të mërkurën pasdite transferimin e sulmuesit Raheem Sterling. Sterling u transferua nga Manchester City për 50 milionë funte.

Reprezentuesi i Anglisë ka luajtur për Cityn nga viti 2015. Ka shënuar 131 gola në 339 ndeshje, ndërsa ka fituar katër tituj të Premier Leagues.

Sterling i ka 77 ndeshje për Anglinë, ndërsa është transferimi i parë i madh i Chelseat që kur u ndërrua pronari i klubit londinez.

Sterling menjëherë do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës së Chelseat që është në SHBA për ndeshje parasezonale.

Sterling ka firmosur me Chelsean kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.