Sport

Napoli nuk e përjashton mundësin e transferimit të Dybalas

Paolo Dybala vazhdon të mbetet lojtar i lirë.

Ai ende nuk ka arritur marrëveshje me asnjë skuadër.

Milani, Interi, Roma e Napoli në Itali dhe disa klube evropian është raportuar se kanë shfaqur interesim për argjentinasin.

Drejtori i Napolit, Giuntoli, e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Dybalas, por djali i presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, Edoardo, po i mban gjallë shpresat.

“Zoti lëviz në një mënyrë misterioze”, u tha ai tifozëve të Napolit.