Sport

Christensen prezantohet te Barcelona

Andreas Christensen është prezantuar të enjten te Barcelona. Ai me gjigantin spanjoll ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro.

Mbrojtësi danez ka thënë se me kalimin te Barcelona i është realizuar ëndrra.

“Dua ta shijoj këtë sezon. Jam mirë me shëndet dhe i etur për të luajtur. Jam shumë krenar që katër vitet e fundit kam fituar trofe. Unë do të bëj punën time çdo ditë dhe do të përpiqem të mësoj nga të tjetër. Të gjithë duam të fitojmë, ky është synimi kryesor. Skuadra dhe klubi kanë këtë potencial për të fituar”, ka thënë Christensen.

Futbollisti 26-vjeçar u transferua te Barcelona nga Chelsea.