Sport

Dellova: Kundërshtari nuk na doli si menduam

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, ka thënë se Zhalgirisi nuk doli ashtu si kanë pritur.

Ballkani e Zhalgirisi i Lituanisë luajtën 1:1 të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”. Ishte ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues të Championsit.

“Duke marrë parasysh që nuk e njihnim mirë kundërshtarin, kemi bërë analiza me trajnerin. Por nuk na doli si menduam kundërshtari. Mendoj se e merituam fitoren, por nuk e deshi fati. Shpresoj që në ndeshjen tjetër të fitojmë”, ka theksuar Dellova.

Ballkani për herë të parë ka luajtur ndeshje evropiane.

“Faktori kryesor ishte përvoja. Një pjesë e lojtarëve e kanë luajtur lojën e parë ndërkombëtare”, ka shtuar Dellova.