Sport

Dy ndeshje – 187 gola, Federata e Sierra Leones nis hetimin

Shoqata e Futbollit të Sierra Leones (SLFA) po heton rezultatin e dy ndeshjeve që sollën një total të pabesueshëm prej 187 golash, shkruan BBC të martën.

Dy ndeshjet e nivelit të dytë, Kahunla Rangers me bazë në Kenema dhe Gulf FC në Kono, mposhtën bindshëm rivalët e tyre të qytetit në kualifikimet për Premier League të dielën.

Kahunla mposhti Lumbebu United 95-0 dhe Gulf FC mposhti Koquima Lebanon 91-1, duke siguruar dy fitoret më të mëdha të regjistruara në historinë e futbollit të Sierra Leones.

Megjithatë, rezultatet e pjesës së parë ishin respektivisht vetëm 2-0 dhe 7-1, dhe të dyja rezultatet janë anuluar për shkak të dyshimit për manipulim të ndeshjes.

Drejtuesit e Kahunla Rangers e kanë mohuar kategorikisht se kanë manipuluar ndeshjet, ndërsa ata të Koquima Lebanonit kanë thënë se kanë menduar se ishte ndeshje miqësore. Dy ekipet e tjera nuk pranuan të flasim.

SLFA ka thënë se do të hetojë lojtarët dhe zyrtarët nga të katër klubet e përfshira, zyrtarët e caktuar të ndeshjeve dhe Federata e Futbollit të Rajonit Lindor.