Sport

Chelsea ëndërron Ronaldon dhe Neymarin

chelsea

Skuadra e Chelseat po shpreson të nënshkruajë gjatë afatit kalimtar të verës me dy yje.

Mediat angleze kanë bërë të ditur të hënën se Cristiano Ronaldo dhe Neymar mund të janë transferimet e mëdha të klubit londinez këtë verë.

Ronaldo e ka kërkuar largimin nga Manchester Unitedi, derisa PSG-ja është e gatshme ta shesë Neymarin.

Krerët e klubit anglez kanë nisur bisedimet me menaxherin e Ronaldos, Jorge Mendes, dhe në javët në vazhdim pritet të kuptohet e ardhmja e portugezit.

Sa i përket Neymarit, Chelsea tashmë ka kontaktuar parisienët dhe ka pyetur për çmimin e brazilianit.