Eriksen ka pranuar t’i bashkohet Manchester Unitedit si lojtar i lirë, raporton të hënën “The Athletic”.
Ai ka pranuar ta nënshkruajë kontratën trevjeçare me “Djajtë e kuq”. Mesfushori i Danimarkës sezonin e kaluar ka luajtur 11 ndeshje për Brendfordin në Premier League.
Ai shënoi një gol dhe asistoi katër herë.
Eriksen shkëputi kontratën me Interin në dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa nga janari i këtij viti deri në qershor luajti për Brendfordin.
Ai më herët në Angli ka luajtur edhe për Tottenhamin që po ashtu ka shprehur interesim për yllin danez.