Pas dy sezonesh, Alex Telles mund të largohet nga Manchester Unitedi.
Sipas gazetës britanike ‘The Sun’, mbrojtësi i majtë është në listën e largimeve te klubi anglez.
Ardhja e mundshme e Tyrell Malacia nga Feyenoord mund të jetë një nga shkaqet që mund të çojë në largimin e tij.
29-vjeçari ishte transferuar te Unitedi nga Porto për 15 milionë euro në vitin 2020.