Sport

Dumfriesi refuzon Manchester Unitedin

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, nuk do të largohet nga klubi italian këtë verë. Sipas “Calciomercatos”, holandezi do të refuzojë kalimin te Manchester Unitedi, klub që ka treguar interesim të madh.

Për 26-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe Bayern Muncheni.

Lojtari ka kontratë me Interin deri në vitin 2025 dhe nuk po e mendon largimin.

Ai u transferua te skuadra italiane në verën e vitit 2021 nga PSV-ja.