Tenistja Venus Willimas dhe tenisti Jamie Murray janë eliminuar nga turneu i “Wimbledonit” në çifte të përziera.
Kjo dyshe nuk i shfrytëzoi pesë “match-point” në ballafaqimin ndaj dyshes britanike Jonny O’Mara dhe Alicia Barnett.
O’Mara dhe Barnett fituan 2:1 në sete, 3:6, 6:4 dhe 7:6.
42-vjeçarja Williams, shtatë herë kampione e “Grand-Slameve” në lojën individuale, mori pjesë në një garë të tenisit për herë të parë në më shumë se dhjetë muaj.
Dyshja amerikane Coco Gauff dhe Jack Sock, avancoi në raundin e tretë pasi fitoi ndaj Nicolas Mahut dhe Zhang Shuait, 6:4 dhe 7:6.