Sport

Belotti mund të transferohet te Manchester Unitedi

Andrea Belotti karrierën mund ta vazhdojë në Premier League. “Manchester Evening” ka bërë të ditur të dielën se në garë për sulmuesin ka hyrë Manchester Unitedi.

Te klubi anglez po e shohin italianin si përforcim të madh për kampanjën e re.

Belotti te “Djajtë e Kuq” mund të transferohet si futbollist i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me Torinon.

Për 28-vjeçarin në garë është edhe skuadra e Milanit.