Skuadra e Napolit është në kërkim të një portieri të ri. Pas largimit të David Ospinas, klubi italian po synon ta sjellë në Serie A portierin e Paris Saint-Germainit, Keylor Navas.
Parisienët nuk llogaritin shumë në shërbimet e Navasit për edicionin e ri. Te PSG-ja titullar i padiskutueshëm pritet të jetë Gianluigi Donnarumma.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzoj ekipi italian për ta bindur 35-vjeçarin të transferohet në Serie A.
Navas ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.