Sport

Juventusi insiston për Firminon

Foto: Reuters

Juventusi po vazhdon interesimin për sulmuesin e Liverpoolit, Roberto Firmino.

Sipas “Liverpool Echo”, skuadra italiane do të ketë një takim me menaxherin e Firminos për të parë situatën e brazilianit.

Firmino mund të largohet nga Liverpooli pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar edicionin e shkuar.

Braziliani do të ketë një takim me trajnerin Jurgen Klopp për të kuptuar të ardhmen e tij tek ekipi anglez.

“Zonja e Vjetër” pritet të dërgojë një ofertë rreth 20 milionë euro për Firminon.

30-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.