Sport

Interi do të largojë së paku katër futbollistë

Descriptive Text

Skuadra e Interit pritet të largojë së paku katër futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se klubi po synon të shesë disa lojtarë për të krijuar një buxhet pas përforcimeve të bëra.

Në mesin e lojtarëve që mund të shitet është edhe mbrojtësi Milan Skriniar.

Sllovaku po kërkohet me ngulm nga Paris Saint-Germain. Klubi francez është i gatshëm të ofrojë rreth 70 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit.

Përveç Skrinarit nga Interi do të largohen edhe Edin Xheko, Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal.

Interi është në pritje të ofertave për të tre futbollistët.