Sport

Atletico interesohet për Bernardeschin

Atletico Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, italianin Federico Bernardeschi ka raportuar “Calciomercato” të shtunën.

Mësohet se Atletico tashmë i ka bërë ofertë Bernardeschit, I cili është lojtar i lirë.

Bernardeschit muajin e shkuar i skadoi kontrata me Juventusin dhe reprezentuesi e Italisë ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Në katër edicionet e fundit, Bernardeschi ka regjistruar 183 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 24 asistime.