Sport

Griezmanni mbetet tek Atletico

Sulmuesi Antoine Griezmann edhe sezonin e ri do të jetë pjesë e Atletico Madridit, ka raportuar “COPE” të premten.

Mësohet se Atletico e ka aktivizuar klauzolën e huazimit të tij nga Barcelona edhe për një sezon.

Griezmann sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Atletico dhe shënoi tetë gola e asistoi shtatë herë në të gjitha garat.

Për huazimin e tij të ri njëvjeçar Atletico do t’i paguajë Barcelonës rreth dhjetë milionë euro dhe në fund të sezonit të ri do ta ketë mundësinë e blerjes së francezit për 35 milionë euro. Griezmann ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024.