Juventusi ka njoftuar të enjten se e ka përfunduar bashkëpunimin me Alvaro Moratan, Paulo Dybalan dhe Federico Bernardeschin.
Morata do të luajë për Atletico Madridin në dy sezonet e ardhshme pasi e ka përfunduar huazimin dyvjeçar te Juventusi. Është hera e dytë që Morata i lë “bianconerët” dhe rikthehet te klubi i La Ligës spanjolle.
Ndërkohë, Dybala, i cili iu bashkua klubit në vitin 2015 dhe zhvilloi 293 paraqitje, largohet nga Juventusi pasi shënoi 115 gola, dhuroi 45 asistime dhe i fitoi 12-të trofe.
Bernardeschi pati 183 paraqitje në total me 12-të gola të shënuar e 20 asistime në pesë vjet me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
-
30 qershor 2022 15:27
-
Shpërndaje në: