Sport

Dortmundi kërkon 110 milionë euro për Bellinghamin

Jude Bellingham

Borussia Dortmundi është dorëzuar për mesfushorin Jude Bellingham pas interesimit të madh nga skuadrat e njohura të Evropës.

“Kicker” ka raportuar të enjten se Dortmundi tashmë ia ka caktuar çmimin mesfushorit anglez, që po kërkohet me ngulm nga Real Madridi, Liverpooli e Manchester Unitedi.

Për ta lënë të lirë 19-vjeçarin këtë verë, ekipi gjerman po kërkon 110 milionë euro. Bellingham ka shkëlqyer sezonin e fundit te Dortmundi, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë 14 asistime në të gjitha garat. Ai me Dortmundin ka kontratë deri në vitin 2024.