2 perditesime
15:41

Erza Muminoviq mbetet pa medalje

Xhudistja Erza Muminoviq ka mbetur pa medalje në Lojërat Mesdhetare. Erza garoi të mërkurën në kategorinë deri 48 kilogramë, por nuk ia doli të zë vend në podium.

Ajo e fitoi luftën e parë, ndërsa humbi në çerekfinale. Kështu kërkonte të bronztën përmes repesazhit, por u ndal sërish.

Humbi nga xhudistja e Tunizisë, Oumaima Bedioui.

13:14

Erza ndalet në luftën e dytë, kërkon të bronztën përmes repesazhit

Xhudistja Erza Muminoviq është ndalur në luftën e dytë në kategorinë deri 48 kilogramë në Lojërat Mesdhetare. Ajo u mposht nga francezja Melanie Vieu.

Erza pati telashe të shfaq xhudon e saj dhe në kohën shtesë, Vieu realizoi hedhje për Ippon.

Në luftën e parë xhudistja kosovare e kishte mposhtur turken Gulkader Senturk. Tani Erza kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit. I duhen dy fitore.

12:37

Erza Muminoviq kalon pengesën e parë

Xhudistja Erza Muminoviq ka kaluar pengesën e parë në Lojërat Mesdhetare. Ajo po garon në kategorinë deri 48 kg, ndërsa e mposhti turken Gulkader Senturk.

Erza fitoi me Ippon në kohën shtesë. Lufta ishte e fortë, ndërsa Erza kishte dy dënime fillimisht. 

Por u kthye dhe realizoi aksion për Ippon dhe për t'iu afruar medaljes. Garuesja turke Senturk pësoi lëndim në dorë.