Sport

15 shtete kanë fituar medalje në Lojërat Mesdhetare, Kosova në pritje të xhudistëve

Lojerat Mesdhetare
 

Sportistë nga 15 shtete kanë fituar medalje në dy ditët e para të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë. Më të suksesshmit deri më tani janë sportistët e Algjerisë që i kanë fituar dhjetë medalje, prej tyre gjashtë të arta. Turqia është e dyta, po ashtu me dhjetë medalje e prej tyre pesë të arta.

Egjipti është i treti me 12 medalje gjithsej, por vetëm tri të arta. Greqia, Italia, Serbia, Kroacia, Franca, Spanja, Tunizia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maroku, Qipro e Portugalia janë vendet tjera me medalje të fituara. Në këtë listë pra nuk janë ende Kosova e Shqipëria e po ashtu disa vende tjera. 26 shtete marrin pjesë në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare. Kosova medaljen e parë e synon të martën, por shpresat më të mëdha janë që medaljet do të vijnë të mërkurën, kur edhe nis gara e xhuditëve kosovarë.