Sport

Përpjekja e “lodhtë” e Federatës serbe për ta arsyetuar skandalin e volejbollit në rërë

 

Skandaloz është vlerësuar veprimi i dy sportistëve serbë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, që prej të premtes deri të dielën është mbajtur në Balikesir të Turqisë.

Marko Makariq dhe Vukashin Rajkoviq kanë refuzuar të garojnë ndaj dyshes së Kosovës, Fatlum Hajrizi – Erion Bajrami. Dueli i ekipit të Kosovës me njërin prej dy ekipeve të Serbisë është dashur të zhvillohet të shtunën. Por që të premten volejbollistët serbë njoftuan se nuk do të paraqiten në terrenin e lojës. Përmes një postimi kanë njoftuar se e bojkotojnë lojën për arsye politike, përkatësisht për faktin se nuk e njohin Kosovën si shtet.