Chelsea është duke përgatitur një ofertë të re për ta transferuar sulmuesin anglez Raheem Sterling nga Manchester City, ka njoftuar gazetari i njohur për transferime Fabrizio Romano në Twitter.
Sipas Romanos, trajneri i Chelseast, Thomas Tuchel, e dëshiron Sterlingun në skuadër dhe se është diskutuar me lojtarin për kushtet.
Negociatat më herët për Chelsean i kishte udhëhequr Marina Granovskaia, por ajo është larguar tashmë pas ndërrimit të pronarëve te klubi londinez. Chelsea tash po përgatit ofertë të re. Sterling 27-vjeçar ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2023.