Sport

Kurti mbështet sportistët e Kosovës në Lojërat Mesdhetare 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në përkrahje të sportistëve të Kosovës që gjatë mbrëmjes të së shtunës parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë.

Duke njoftuar se këta sportistë i ka takuar ditë më parë, Kurti ka uruar suksese për sportistët, duke u thënë se të gjithë janë me ta.

“Xhudo, karate, boks, taekwondo, mundje, atletikë, not, gjimnastikë, tenis, badminton, ping-pong, shenjëtari dhe shigjetari janë sportet me të cilat po prezantohemi në Oran. Bashkë me sportistët tonë në Algjeri janë edhe ekipi i Shqipërisë në përbërje të 27 sportistëve nga 10 sporte. Sukseset më të mëdha për secilin prej sportistëve. Të gjithë ne, jemi me ju”, ka shkruar ai në Facebook.