Llapi ka prezantuar blerjen më të re të shtunën. Sulmuesi malazez Igor Vukçeviq i është bashkuar skuadrën podujevase duke nënshkruar një kontratë trevjeçare.
Vuçeviq luan në pozitën e sulmuesin të qendrës dhe është vetëm 22-vjeçar.
Ai së fundmi ishte pjesë e ekipit Kom Podgorica, me të cilët realizoi 17 gola në 34 ndeshje. Karrierën e kishte filluar te ekipi i madh malazez, Buduqnosti, teksa ka luajtur edhe për OFK Petrovacin.
“Sulmuesi shtatlartë është bashkuar sot me ekipin në përgatitje në Ohër dhe ka firmosur kontratë që e mban atë lidhur me klubin për 3 vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Llapit.